Fillojnë punimet në ndërtimin e “Kroit të Satos” në Bellobrad

Fillojnë punimet në ndërtimin e “Kroit të Satos” në Bellobrad

Bellobrad, 20 shtator 2020 – Javën që po e lëmë pas, kanë filluar punimet në ndërtimin e një pushimoreje moderne, e cila do të ketë edhe kroin me rrjedhje të përhershme. Projekti në fjalë është investim i mërgimtarit nga Bellobradi, Serafim Sadiku, i cili e kishte ëndërr këtë investim, vetëm se po kërkonte burimin e ujit.
Tashmë uji është gjetur dhe po punohet me të madhe në realizimin e projektit, në dalje të Bellobradit, në drejtim të Mejdanit. Sipas asaj që ka mësuar redaksia jonë, projekti në fjalë do të ketë disa vendparkime për automjete, ulëset për pushim, si dhe kroin modern me rrjedhje burimore, i cili do të ketë ujë të bollshëm në të gjitha stinët e vitit.
Projekti “Kroi i Satos” është mirëpritur nga banorët e këtij lokaliteti dhe jo vetëm. Kjo, sepse pozita e tij skaj rrugës regjionale, Bellobrad – Mejdan, do të shfrytëzohet nga shumë kalimtarë. Njëkohësisht, Bellobradin e bën edhe më të pasur për nga pikat e pushimit, pas ndërtimit të një shtëpie malore dhe një shtëpie tjetër pushimi e cila është në ndërtim e sipër tek “Lisi Duc”, për të cilën kanë dhënë kontribut disa mërgimtar.


 

KËRKO FJALËT