Dragash, 09 shkurt 2022 – Pasi që në mbledhjen e djeshme të Kuvendit të Komunës mori besimin e kuvendarëve që të jetë nënkryetar i Komunës së Dragashit nga radhët e komuniteteve joshumicë, Fejsal Haliloviq sot mori detyrën, me bekimin e kryetarit Xheladini.
Kujtojmë se zgjedhja e tij u përcoll me shumë debate dhe kundërshti, por që në votim, Haliloviq mori 14 vota nga 27 kuvendarë sa ka legjislativi i Dragashit, si dhe 4 vota nga gjithejt shtatë anëtarë të komuniteteve joshumicë që ka kuvendi. Në legjislacionin e kaluar, ku Dragashin e qeveriste PDK-ja, Haliloviq ishte drejtor për Bujqësi, Inspekcion, Pylltari, Turizëm dhe Zhvillim Rural.