Dragash, 12 mars 2018 – Me kërkesën e Drejtorisë Komunale për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, drejtuar institucioneve relevante qendrore, lidhur me rrezikun që po paraqet erozioni në fshatin Restelicë, sot në Dragash kanë qëndruar ekspertët nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Takimi është zhvilluar në zyrën e kryetarit të Komunës, Shaban Shabani, ku është biseduar për gjetjen e mundësive për parandalimin e rrezikut të mundshëm në këtë pjesë të fshatit më të madh dhe më të skajshëm të Dragashit. Vlerësimi i parë i ekspertëve ishte se ky fenomen paraqet rrezikshmëri të lartë për banorët e këtij lokaliteti por, rreth qasjes në këtë problematikë, do të priten raportet profesionale që do të kryhen nga ekspertët relevantë.
Erozioni në Restelicë solli në Dragash ekspertët relevantë
POSTIMI PARAPRAKStudentët nga “Ukshin Hoti” vizituan Gjykatën e Prizrenit
POSTIMI I RADHËSKarnevalet Ilire vazhdojnë traditën – Opoja ishte aty!