Beograd, 10 tetor 2017 – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot në Beograd se ka shumë mundësi për investime në Serbi. Ai në konferencën e përbashkët me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, tha se për investime në Serbi është e interesuar bota afariste dhe firmat me emra eminentë.
Megjithatë, Erdogan është shprehur i pakënaqur me zhvillimin aktual të tregtisë ndërmjet dy shteteve, i cili kap vlerën rreth 800 milionë dollarë. “Shifra nuk është e mjaftueshme. Dëshirojmë ta rrisim më vonë”, tha Erdogan, duke shtuar se vendi i tij për 15 vjet ka ndërtuar 19 mijë kilometra rrugë dhe, nga 25 aeroporte, ka ngritur numrin në 50. “Dëshirojmë që të gjitha këto gjëra t’i ndajmë me Serbinë”, tha ai, duke përkujtuar se, gjatë vizitës së tij në Serbi, do të nënshkruhen gjithsej 16 marrëveshje dhe se në të ardhmen duhet fokusuar në implementimin e tyre. Ai përmendi rëndësinë e rrugës nga Beogradi deri në Sarajevë, duke kërkuar që sa më shpejt të nisë ndërtimi i saj, pasi që, siç u shpreh, një shtet pa rrugë nuk mund të flasë për civilizim, transmeton – Kosovapress
Erdogan kërkon të rriten shkëmbimet tregtare me Serbinë!
POSTIMI PARAPRAKParada e parë e Krenarisë në Kosovë, pa asnjë problem!
POSTIMI I RADHËSFutboll: Kosova dhe Shqipëria pësojnë humbje!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.