Dragash, 10 dhjetor 2014 – Të mërkurën, punëtorë nga “Eko-Regjioni” kanë përshkuar gjithë aksin rrugor, Trokan – Zhur, për t’i mbledhur mbeturinat që drejtues të pandërgjegjshëm po i hedhin nga dritarja e automjeteve.
Përgjegjësi i grupit të punëtorëve, deklaroi për Radio SHARRI-n se, nuk është shqetësuese vetëm fakti se drejtuesit e automjeteve po i hedhin mbeturinat nga dritarja gjatë lëvizjes në këtë aks, por ajo që po i shqetëson më shumë është edhe fakti se në shumë vende po hasin në mbeturina të ngurta, apo edhe orendi shtëpiake. “Shikoni se çfarë kemi në kamionetë! A nuk është turp që po i hedhin skaj rrugës gjithë këto orendi shtëpiake? Në vend se kjo rrugë të jetë atraksion për ta përshkuar, është shndërruar në deponi. Ne e dimë se këtë gjë po e bëjnë, pikërisht ata që refuzojnë të paguajnë shërbimin tonë. Ata që ende po e shfrytëzojnë mungesën e një ligji që do ta detyronte secilën familje që të paguaj këtë shërbim publik dhe, kur po shkojnë në Prizren për punët e tyre, në bagazh po i fusin mbeturinat për t’i hedhur skaj kësaj rruge, të cilën e konsiderojnë se nuk është e tyre. Harrojnë se, përderisa e përshkojnë këtë rrugë, është botë e tyre edhe kjo. Njëjtë po veprojnë edhe drejtuesit e automjeteve, të cilët pa kurrfarë ndjesie, hapin xhamin dhe hedhin mbeturinat e pijeve dhe gjërave të tjera që konsumojnë në automjet. Ne nuk mund të pastrojmë, aq sa popullata e ndot këtë ambient të bukur. Personat e tillë duhet ta dijnë se ambienti nuk mbrohet duke e pastruar por duke mos e ndotur”, porosit njëri nga punëtorët e kësaj kompanie publike, i dëshpëruar nga kjo dukuri e shëmtuar.
Eko – Regjioni: “Ne nuk mund ta pastrojmë, aq sa ju mund ta ndotni ambientin”
POSTIMI PARAPRAKJahjaga anulon vizitën në Tiranë – Opozita ndërpret bojkotin!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.