Dy persona vriten në Gjakovë – Motivet nuk dihen ende!


policia mos kaloGjakovë, 01 gusht 2014 – Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në fshatin Marmull të Gjakovës.
Ngjarja e rëndë është konfirmuar edhe nga policia e këtij qyteti, sipas të cilëve ende nuk dihen motivet apo detajet tjera rreth këtij rasti. “Janë dy viktima të gjinisë mashkullore. Policia është njoftuar në orët e hershme të mëngjesit dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes”, tha komandanti i Stacionit Policor në Gjakovë, Krist Gjoka, duke mos dhënë detaje tjera, me arsyetimin se ngjarja e rëndë është duke u hetuar.


 

KËRKO FJALËT