Përplasen tre automjete – Një i vdekur dhe dy të plagosur (Foto)


aksident milot fatalitetMilot, 23 qershor 2014 – Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Rubik – Milot, ku janë përfshirë tre automjete.
Nga hetimet e para, mësohet se viktima e aksidentit është, Mujo Zeneli, ndërsa të plagosurit kanë mbetur, Kujtim dhe Genci Lika, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dyshimet e para për rrethanat se si ka ardhur deri tek ky aksident, çojnë tek parakalimi i gabuar i minibusit, i cili shkakton përplasjen e automjeteve, një kamioni dhe një xhipi. Policia e cila ka dalë në vendngjarje, bën të ditur se viktima dhe dy të plagosurit janë nga fshati Vinjollë i Kurbinit.