Tiranë, 02 shkurt 2016 – Diplomacia është edhe art edhe shkencë. Është art sepse kërkon talent. Është shkencë sepse është edhe dije. Kështu e përkufizon diplomacinë, dr. Lisen Bashkurti, duke shtuar se nuk mund të ketë diplomatë dhe diplomaci, pa premisat e lindura të talentit dhe pa dedikimin e madh ndaj diturisë.
Në librin “Diplomacia-Bazat Teorike”, i cili së shpejti del në shitje, Bashkurti paraqet në mënyrë shumëdimensionale dhe me shumë kulturë e shumë disiplinë themelet, mbi të cilat ngritët diplomacia, si art dhe si shkencë. “Në dhjetë kapituj, libri përvijon konkluzione teorike nga historia e diplomacisë afro pesëmijë vjeçare. Ky libër shtjellon në kapituj të veçantë sesi është zhvilluar diplomacia, varësisht nga sistemet politike, ndërkombëtare, nga e drejta ndërkombëtare, si dhe nga vetë praktika ime diplomatike. Përgjatë tërë librit, historia, teoria, e drejta dhe praktika shtjellohen duke iu referuar qindra rasteve studimore dhe modeleve krahasimore. Metodologjia e librit bazohet në metodën sasiore dhe cilësore, në qasjen intensive dhe empirike, në raste të huazuara dhe praktike personale. Libri është i pasur në diakroni sepse përgjithëson afro pesëmijë vjet përvojë dhe teori diplomatike. Gjithashtu, libri është i gjerë në dioptri, duke përfshirë hapësira të gjera gjeografike globale”, shpjegon Bashkurti librin e tij, duke potencuar se ky libër përbën një manual themeltar për studiuesit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë, si dhe do t’iu shërbejë praktikantëve të profesionit të diplomatit.
Bashkurti ka thënë për Radio Sharrin, se libri do të gjendet në duart e lexuesve gjatë këtij muaji, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët.
Diplomacia – Bazat Teorike, nga Lisen Bashkurti
POSTIMI PARAPRAKPunëtorët e “Remateksit” sërish në grevë (Video)
POSTIMI I RADHËSSafet Kushi e përgëzon dhe e qorton Zinaida Elmazin!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.