Dragash, 30 prill 2014 – Kuvendi i Komunës së Dragashit, në mbledhjen e së martës nuk e ka shfuqizuar vendimin e marrë nga legjislatura e kaluar, e për të cilin janë paditur kryetari aktual i Komunës, Salim Jenuzi, si dhe ish-kryesuesi i Kuvendit, Lulzim Rifaj. Në pikën e tretë të rendit të ditës ishte paraparë që të shfuqizohej Vendimi, me të cilin i merren pronat Ndërmarrjes Bujqësore “Sharrprodhimi”, për t’i kthyer ato në pronësi të Komunës. Por, kjo pikë u kundërshtua, fillimisht nga këshilltari i PDK-së, Granit Rifaj, për tu pasuar edhe nga këshilltarët e LDK-së dhe shumë të tjerë. Si rezultat, për trajtimin e kësaj pike votuan vetëm 11 këshilltarë, ndërkohë që për largimin e saj nga rendi i ditës, votuan 15 këshilltarë.
Kuvendi i Komunës së Dragashit ka gjithsej 27 këshilltarë, prej të cilëve PDK-ja, me 8 këshilltarë, rezulton e para, ndërkohë që pushtetin e ndanë në koalicion me partitë tjera, përpos LDK-së rivale, e cila ka 7 këshilltarë dhe ndodhet në opozitë. Përkundër kësaj, sot u pa se diçka nuk funksionon brenda këtij koalicioni, madje edhe brenda vetë PDK-së. Anulimi i këtij vendimi do ta hiqte barrën që bie mbi kryetarin e Komunës, Salim Jenuzin, i cili po gjykohet pikërisht për këtë vendim, për të cilin u konstatua se është marrë jashtëligjshëm dhe kryetari Jenuzi nuk është dashur të jap urdhër që organet komunale ta bartin pronën, nga ndërmarrja “Sharrprodhimi” tek Komuna.
Dështon shfuqizimi i Vendimit, për të cilin është paditur Jenuzi!
POSTIMI PARAPRAKKapet nxënësi, i cili me revole shkonte në shkollë!
POSTIMI I RADHËSNjë person plagoset më armë – Dorasi ende në arrati!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.