Deputetët e AAK-së vizituan degën e tyre në Dragash

aak ne dragash tabelaDragash, 14 korrik 2015 – Degën e AAK-së në Dragash, sot e ka vizituar Grupi parlamentar i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, i përbërë nga Donika Kada – Bujupi, Pal Lekaj, Teuta Haxhiu dhe Lahi Brahimaj.
Delegacioni është pritur nga kryetari i degës së AAK-së në Dragash, Selami Sahiti, njëri nga dy këshilltarët e kësaj partie në Kuvendin e Dragashit, si dhe nga anëtarët e kryesisë së degës. Për transport, i gjithë delegacioni kanë shfrytëzuar vetëm një automjet zyrtar, me të cilin janë larguar nga Dragashi rreth orës 17:30. Takimi është zhvilluar në sallën e Kuvendit të Komunës, pa praninë e medias dhe as nuk është lëshuar ndonjë komunikatë për publik.

Leave a Reply