C-19: Në Kosovë 162 raste të reja – Në Dragash 7 raste!

C-19: Në Kosovë 162 raste të reja – Në Dragash 7 raste!

Dragash, 21 gusht 2020 – Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë testuar gjithsej 584 mostra, të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 162 raste pozitive. Ndërkaq, në komunën e Dragashit kanë rezultuar pozitive 7 raste, saktësisht në fshatin Shajnë – 1, Brrut – 1, ndërsa në fshatin Kuk – 5 raste.
Duke i llogaritur rastet e mëhershme, zyrtarisht në komunën e Dragashit rezulton se janë 12 persona që kanë përfunduar me fatalitet, 45 persona janë shëruar, ndërkohë 34 rate të tjera mbesin aktive, nga 91 raste sa janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë me këtë virus.


 
Radio Sharri