Bllokohet Bellobradi – Shfrytëzojini rrugët alternative!

Bllokohet Bellobradi – Shfrytëzojini rrugët alternative!

Bellobrad, 07 maj 2018 – Sapo ka përfunduar shtrimi i asfaltit, nga udhëkryqi në Mejdad deri në Bellobrad. Sipas njoftimeve që na vijnë nga terreni, mësohet se tashmë ka filluar asfaltimi i rrugës nëpër Bellobrad, kështu që trafiku është pamundësuar të zhvillohet.
Kompania “Drini”, e cila po bën shtruarjen e asfaltit, apelon tek drejtuesit e automjeteve që t’i shfrytëzojnë rrugët alternative, për t’iu shmangur Bellobradit.