Bilbordet në Shkup që po i revoltojnë serbët!

bilbordi kunder serbeveShkup, 04 shkurt 2015 – Këto ditë, në Shkup janë parë disa bilborde, të cilat i kanë irrituar serbët, pasi në to apelohet që të ruhet kombësia maqedonase dhe të ndalohet asimilimi nga serbët. Mediat beogradase e kanë interpretuar këtë, si apel të pazakontë, duke shtuar se prapa këtyre mbishkrimeve qëndron VMRO, parti kjo popullore e maqedonasve.
Në bilbordet ku shkruan “Stop asimilimit serb ndaj kombit maqedonas”, duke shfaqur kështu diferencim ndaj serbëve. Kjo ka bërë që serbët të reagojnë ashpër, madje edhe përmes medieve në Beograd. Siç transmetohen mediat maqedonase nga serbët, në këtë shtet të ish-Jugosllavisë ka filluar kampanja me moton “Mbroje dhe ruaje identitetin kombëtar maqedonas”, të cilës kampanjë po i prin Partia Popullore maqedonase, VMRO.

Leave a Reply