Prizren, 17 shtator 2019 – Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit për rajonin e Prizrenit, njoftoi sot se kishte pranuar informacione se po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme që ndërlidhen me lojërat e fatit dhe se ka reaguar menjëherë. “Fundjavën që lam pas kemi ndërmarrë disa veprime policore, në dy lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit, ku janë realizuar kontrolle të lokaleve. Aty janë arrestuar dy persona të dyshuar, si dhe janë sekuestruar dëshmi të ndryshme”, thuhet në raportin e policisë, duke specifikuar se në rastin e parë aksioni ishte ndërmarrë në Prizren, ku është arrestuar një mashkull, tek lokali i të cilit ishin organizuar lojëra të fatit. Po në këtë lokal janë sekuestruar katër aparate dhe 1406.5 euro para të gatshme.
Ndërsa, në rastin e dytë, aksioni është zhvilluar në komunën e Dragashit, saktësisht në Bellobrad, ku është arrestuar një mashkull, pasi që i njëjti në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit. “Kemi sekuestruar dy aparate, dy shtëpiza kompjuteri dhe 2987.85 euro para të gatshme. Pas realizimit të proceduarve nga policia, janë iniciuar rastet për organizim të skemave dhe bixhozit të paligjshëm. Që të dy të dyshuarit e arrestuar, me vendim të prokurorit, janë shpënë në mbajtje policore”, thuhet mes tjerash në raportin e policisë, duke shtuar se Policia e Kosovës është e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që, për çdo informacion lidhur me ndonjë veprimtari të kundërligjshme, të raportojnë në polici, në mënyrë që të reduktohen apo të ndalohen veprimtaritë e tilla.
Bastisen bastoret në Bellobrad dhe Prizren – Arrestohen dy meshkuj
POSTIMI PARAPRAKGjykata Speciale fton edhe një ushtar nga Opoja!
POSTIMI I RADHËS“Sezai Surroi” e nderon “Elmaz Ademin”