Dragash, 22 qershor 2016 – Shërbimi i Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash, në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, ka shpërndarë 230 pako ushqimore për familjet nevojtare në komunën e Dragashit.
“Ndihma iu kemi shpërndarë atyre që vërtetë kanë nevojë, pa bërë dallime nëse jetojnë në trevën e Opojës apo të Gorës. Ndihmat i kemi shpërndarë përmes imamëve të xhamive, të cilët më së miri i njohin familjet që kanë më së shumti nevojë”, thanë për Radio Sharrin zyrtarë nga Bashkësia Islame në Dragash, duke shtuar se këto pako janë donacion i përbashkët i Diajnetit Turk dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.
Bashkësia Islame e Dragashit ndanë ndihma për nevojtarët
POSTIMI PARAPRAKDy të arrestuar për vjedhje të rëndë në fshatin Zhur!
POSTIMI I RADHËSRrahje masive në Zym – Lëndohen tre persona!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.