Gjakovë, 13 korrik 2015 – Ndonëse i takon besimit katolik, Edlira Gjergji, një parukiere e njohur nga Gjakova, e cila hobi e ka edhe muzikën, sot është me Ramazan.
Ajo ka vendosur që ditën e sotme ta agjëroj, për tu bashkëndjerë me vëllezërit e saj të besimit mysliman. “Për herë të parë në jetën time do të agjëroj një ditë të Ramazanit që ta provoj edhe unë ndjenjën e vëllezërve të mi myslimanë”, thotë Edlira, duke sqaruar se agjërimin e filluar me duanë “Bismilahi Rrahmani – Rrahim! E bëra nijet me agjëruar këtë ditë të Ramazanit, për hir të Allahut. Inshallah Allahu ma bën kabull (ma pranon) – AMIN”.
E pyetur për motivimin që ta sprovoj vetën me këtë veprim, Edlira thotë se kjo i ka ardhur nga miqtë e saj myslimanë. “Pavarësisht se kombi ynë i përket disa religjioneve, ne mbetemi vëllezër e motra. Dhe, po mendoja që, kur miqtë e mi myslimanë po agjërojnë kaq ditë, përse unë të mos e sprovoj veten me një ditë të vetme! Dua ta ndjej edhe unë sakrificën që bëjnë vëllezërit e motrat tona myslimane. Vetëm atëherë do ta ndjejmë njëri-tjetrin më shumë”, tha për Radio Sharrin, besimtarja katolike, Edlira Gjergji.
Bashkëkombësja jonë katolike, sot është agjërueshëm!
POSTIMI PARAPRAKDeputetët e AAK-së vizituan degën e tyre në Dragash
POSTIMI I RADHËSKapen nëntë sirianë, në afërsi të Prizrenit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.