Dragash, 03 shkurt 2015 – Bora që ra mbrëmë e ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve nëpër rrugët lokale të Dragashit, veçmas në rrugët që çojnë në fshatrat më të thella të kësaj komune.
Një foto që është dërguar sot në redaksinë tonë, na jep pamjen se si është dukur mëngjesin e sotëm rruga e fshatit Pllajnik, në drejtim të fshatit Kosavë, ku duket se borëpastruesja e Komunës nuk ka pasur forcë ta shtyj më tej borën dhe, aty ku e ka grumbulluar edhe e ka lënë, duke krijuar një barrikadë të pakalueshme për automjetet.
Foto: Besar QUSAJ