Prishtinë, 06 shkurt 2015 – Reshjet e sotme të shiut, kanë vështirësuar dukshëm edhe qarkullimin rrugor, madje edhe në rrugët arterie të vendit.
Në redaksinë tonë janë dërguar shumë foto nga lexuesit, duke na i dëshmuar përmbytjet e rrugëve. Ne kemi veçuar përmbytjen e autorrugës, Prishtinë – Pejë, në afërsi të fshatit Korreticë e Ulët, tek Kroi i Mbretit, ku raportohet se rruga ka qenë e bllokuar rreth tre orë.
Nga terreni bëhet e ditur se është parë zemërim i madh i bashkatdhetarëve tanë që ia kanë mësyrë aeroportit, pasi kanë rezervuar biletën për të fluturuar në vendet ku ata punojnë dhe, gjithçka iu ka dështuar, mbase edhe iu ka kushtuar.
Foto: Naim CAHANI