Prishtinë, 23 maj 2023 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, në kuadër të ndërmarrjes së veprimeve hetimore, lidhur me rastin “Visametric”, pas marrjes së deklaratës nga i pandehuri, shtetas turk, drejtor i këtij subjekti, me aktvendim mbi ndalim, e ka ndaluar të njëjtin në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore”.
Njoftimin për këtë arrestim e ka dhënë Zyra e Informimit Publik pranë Prokurorisë së Shtetit. “Ju njoftojmë se brenda afatit ligjor, prokurorja e çështjes, ndaj të njëjtit do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore, ndërkohë që janë duke u zhvilluar hetimet deri në epilogun përfundimtar të kësaj çështjeje penale”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Arrestohet drejtori i “Visametric”
POSTIMI PARAPRAKShoqata e Afaristëve “SHARRI” organizon sërish Panair në Dragash
POSTIMI I RADHËSKuvendi i Evropës miraton raportet për Kosovën dhe Serbinë