Gjilan, 10 korrik 2018 – Pas hetimeve të zhvilluara nga njësitet relevante policore, me urdhëresë të gjykatës kompetente, sot po realizohet një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Gjilanit, ku deri më tani janë arrestuar pesë serbë, në cilësinë e të dyshuarve në përfshirje të veprimtarisë kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në Kosovës.
Përmes një komunikate zyrtare, policia ka demantuar shkrimet në disa portale serbe, të cilat kanë raportuar se ky aksion po realizohet kundër ish-pjesëtarëve të FSK-së. “Sqarojmë se këto janë vetëm disa supozime apo spekulime të mediave në fjalë. Policia e Kosovës garanton të gjithë qytetarët, pa dallim, se veprimet e saj i bazon në Kushtetutën e vendit dhe Legjislacionit në fuqi”, thuhet në komunikatën e policisë, e cila njofton se operacioni policor është duke vazhduar, në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet e drejtësisë.
Arrestohen pesë serbë – Mediat serbe nisin spekulimet!
POSTIMI PARAPRAKZahir Tanin: “Jemi këtu për të ndihmuar, jo për të qeverisur”
POSTIMI I RADHËSShuhet një familje – Të martën, Ditë zie në Suharekë!