Dragash, 16 janar 2019 – Sot janë arrestuar dy persona nga fshati Bresanë, komuna e Dragashit, të cilët ishin të denuar për trafikim me lëndë narkotike. Sipas policisë, të njëjtit janë transferuar në burgun e Dubravës, në vuajtje të denimit. “Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, sipas një plani operativ, janë arrestuar dy persona në fshatin Bresanë të Dragashit, që ishin të përfshirë në trafikim me narkotikë. Aksioni është zhvilluar sipas një urdhërarresti që gjykata ka lëshuar ndaj tyre”, njoftoi zyrtari për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi, duke shtuar se të njëjtit janë transferuar në burgun e Dubravës, ku njëri është i dënuar me dy vjet e katër muaj ndërsa tjetri me një vjet e gjashtë muaj burgim.
Arrestohen dy persona nga Bresana – Transferohen në Dubravë!
POSTIMI PARAPRAKMinistria e merr përsipër trajtimin e vogëlushit nga Blaçi
POSTIMI I RADHËSPolicia demanton lajmin për bastisje në Gorë!