Prizren, 29 prill 2014 – Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, në Prizren, pas hetimeve disamuajshe, sot ka realizuar operacionin policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, B. J. viti i lindjes 1976 dhe R. G. viti i lindjes 1963.
Të dyshuarit, në bashkëveprim kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Legalizim i përmbajtës së rreme”, për të cilat do të akuzohen sipas Kodit Penal të Kosovës. Në raportin e policisë, thuhet se personat e arrestuar kanë keqpërdorë mjete financiare, në vlerë rreth 12 mijë euro, të cilat dyshohet se i kanë realizuar duke legalizuar dëftesa dhe certifikata shkollore, pa i protokolluar në baza ligjore, si dhe duke bërë ndryshimin e notave në ditarët e dy klasave, për vitin 2009 – 2010. Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore, ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Arrestohen dy persona – Lëshonin dëftesa shkollore pa protokoll
POSTIMI PARAPRAKKarvani i shkrimtarëve në Jeshkovë dhe Malësi të Vërrinit
POSTIMI I RADHËSNë Dragash konsolidohet veprimtaria afariste
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.