Dragash, 13 shkurt 2017 – Në kuadër të riorganizimit të brendshëm të partisë, dega e Aleancës Kosova e Re (AKR) në Dragash, në prani të 141 delegatëve dhe mysafirëve të shumtë, dje ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor, ku punimet i hapi koordinatori i degës, Zaim Hajredini, i cili para mysafirëve bëri prezantimin e procesit të formimit të 16 nëndegëve nëpër fshatrat e kësaj komune, si dhe falënderoi përfaqësuesit e këtyre nëndegëve për angazhimin e tyre.
Kuvendin me një fjalë rasti e përshëndeti edhe koordinatori i zgjedhjeve në AKR, Vesel Makolli, i cili tha se AKR-ja ka plan konkret për zhvillimin e Dragashit. Kuvendi më pas i ka vazhduar punimet, duke zgjedhur strukturat e saj udhëheqëse, ku me shumicë votash, kryetar i Degës së Aleancës Kosova e Re në Dragash, u zgjodh koordinatori i deritanishëm i kësaj dege, Zaim Hajredini, i cili tha se me AKR-në dhe me Begjet Pacollin Kosova do të ketë mundësinë e mirëqenies, integrimit evropian si dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik. Hajredini premtoi se do të angazhohet maksimalisht për realizimin e plan-programit të AKR-së në Dragash.
Kuvendi ka zgjedhur edhe Kryesinë e degës, me nënkryetarët Ymridin Mehmeti e Shpejtim Hajredini, sekretar Mujdin Jusufin, si dhe 11 anëtarë të Kryesisë.
AKR-ja ka plan konkret për zhvillimin e Dragashit!
POSTIMI PARAPRAKFutboll: Opoja nesër luan në finale!
POSTIMI I RADHËSKujdes, kjo rrugë nuk është më rrugë!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.