Prishtinë, 09 shtator 2015 – Këngëtarja jonë e muzikës popullore, Afërdita Demaku, mban dy binjakë në prehër, ndonëse nuk e di fare se të kujt janë dhe nga janë ata.
Teksa po absorbonte rrezet e diellit në plazh, papritmas i afrohen binjakët e vegjël dhe, siç edhe ka një zemër të butë Afërdita, i ulë në prehër dhe pozon bashkë me ta, madje i ka nxitur fansat e saj që të përgjigjen për gjininë e fëmijëve.
“Nuk e dija as nga janë dhe as të kujt ishin këta fëmijë, por mu afruan dhe, nuk rezistova pa i përkëdhelur. Madje, bëra dhe një foto me ta që ta kem si një kujtim ndër më të mirët nga këto pushime. Pastaj, mu kujtua rastësisht që t’i sprovoj fansat, nëse do t’ia qëllojnë gjinisë së këtyre bukuroshave”, ka thënë Afërdita Demaku për Radio Sharrin.
Afërdita Demaku me binjakë!
POSTIMI PARAPRAKMe aftësi të kufizuara por këndojnë me zemër! (Video)
POSTIMI I RADHËSVarroset Hekuran Morina – Zbardhen detajet e vrasjes!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.