Dragash, 14 mars 2018 – Ministri i Infrastrukturës, i cili është edhe nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka takuar sot deputetin nga Gora e Dragashit, Adem Hoxha, më të cilin ka diskutuar për problemet, me të cilat po ballafaqohet fshati Restelicë, si pasojë e erozionit në një pjesë të fshatit.
Por, disa media, si Gazeta Express, kanë raportuar se është biseduar rreth mundësisë që Hoxha të votojë për demarkimin e kufirit. I pyetur për këtë takim, Hoxhaj ka thënë për redaksinë tonë se nuk është bërë fjalë për demarkimin por ka biseduar me ministrin Lekaj për hallet e Restelicës. “As që kemi biseduar për këtë temë, nëse mendoni për demarkimin. Thjeshtë, kemi biseduar për problemet që e kanë kapluar Restelicën, me erozionet e fundit. Ju e dini që ministri Lekaj është interesuar shumë për ketë problem dhe e ka vizituar edhe vetë fshatin tonë”, tha shkurt Hoxha, i cili vjen po nga ky fshat i Gorës së Dragashit.
Gazeta “Express” raporton se e ka pyetur ministrin Lekaj për temën e këtij takimi por Lekaj citohet të ketë thënë se nuk mund të thuhet se është bërë ndonjë marrëveshje që deputeti Hoxha ta votojë për demarkimin. “Unë kam pasur një takim më deputetin Hoxha në mëngjes, por nuk kemi biseduar për ndonjë marrëveshje”, citohet Lekaj nga ky portal.
Adem Hoxha takon Pal Lekajn – Mohon të ketë biseduar për Demarkimin!
POSTIMI PARAPRAKOpojani që dyshohet për vrasjen në Obiliq, është vetëdorëzuar!
POSTIMI I RADHËSNë fshatin Bresanë arrestohen katër persona (Video)