Prishtinë, 06 mars 2020 – Mësuesi, Harun Skenderi, i cili punon tash e 42 vjet në shkollën e Bellobradit “Sezai Surroi”, është shpërblyer nga Ministria e Arsimit me çmimin “Shaban Jashari”, me motivacionin se është dëshmuar si mësimdhënës i dalluar. Çmimi është ndarë për nder të Ditës së Mësuesit, 7 Marsit, ku Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), e ka bërë tradicionale këtë çmim, e që iu ndahet vetëm mësimdhënësve më të dalluar gjatë një viti shkollor. Këtë vit, nga komuna e Dragashit çmimin e kishte meritur mësuesi i shumënjohur nga fshati Brrut, Harun Skenderi.
Harun Skenderi merr çmimin “Shaban Jashari”
POSTIMI PARAPRAKNë Shqipëri rritet në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi