Dragash, 06 shkurt 2020 – Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash njofton se të premten mësimi do të zhvillohet normalisht, pasi të gjitha rrugët janë të hapura, si dhe moti është përmirësuar dukshëm. Ky njoftim vjen pas vendimit të djeshëm, ku dita e sotme u la e lirë për nxënësit, për arsye të motit të keq që mbretëroi në komunën e Dragashit. “Dita e premte është ditë pune dhe mësimi do të zhvillohet normalisht në të gjitha shkollat, pasi kushtet atmosferike janë më të favorshme, krahasuar me dy ditët e kaluara”, tha për redaksinë tonë drejtori i Arsimit në Dragash, Vloran Cenaj.
Kujtojmë se, të mërkurën, Drejtoria e Arsimit në Dragash pezulloi procesin e mësimit për sot, pas motit të keq që mbretëroi të martën dhe të mërkurën. Sipas këtij vendimi, dita e enjte do të kompensohet me një ditë të shtunë.