Dragash, 24 dhjetor 2019 – Në afërsi të Dragashit, mbrëmë rreth orës 20:30, një automjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar rreth lumit. Policia ka raportuar sot se drejtuesi e kishte humbur kontrollin, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë. “Vozitësi mashkull, shtetas i Kosovës, shqiptar, derisa ishte duke vozitur veturën e tij, duke mos iu përshtatur shpejtësisë, humb kontrollin dhe bie në humnerë, rreth 15 metra poshtë. Si pasojë, lëndime pësojnë vozitësi dhe tre pasagjerët meshkuj (shqiptarë). Të njëjtit dërgohen në spitalin e Prishtinës, ku pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar në shtëpi”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.
Aksident trafiku në Dragash – Lëndohen katër persona
POSTIMI PARAPRAKAksident trafiku në Dragash – Automjeti përfundon në lum
POSTIMI I RADHËSArilena Ara do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2020