Prishtinë, 22 janar 2014 – Palestra e Sportit në Pallatin e Rinisë në Prishtinë tashmë ka tjetër pamje, falë investimit prej rreth 115 mijë euro nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS). Palestra e rinovuar ka ulëse të reja për tifozët, ulëse teleskopike, në pjesën zyrtare, si dhe kosha të rinj, me vendosje nga dyshemeja.
Përurimi i këtyre rinovimeve është bërë sot nga ministri, Memli Krasniqi, në prani të menaxherëve të Pallatit dhe zyrtarëve të klubeve që zhvillojnë gara dhe stërvitje në këtë sallë. “Kjo është një shenjë se ne jemi të përkushtuar në përmirësimin e kushteve në sport. Është kënaqësi që kemi mundësinë të krijojmë kushte meritore dhe të dinjitetshme”, ka thënë Krasniqi. Drejtori i Përgjithshëm i Pallatit të Rinisë, Bajram Ukaj, falënderoi ministrin për mbështetjen, duke e vlerësuar lart këtë investim. Ai tha se kjo është hera e parë që investohet në këtë palestër, pas më shumë se 30 vjetësh. Ndërkohë, drejtues të klubeve të basketbollit, hendbollit, futsallit dhe sporteve të tjera e vlerësuan këtë investim, si tejet të rëndësishëm për afirmimin e sportistëve, zhvillimin e garave në kushte, ashtu siç edhe e kërkojnë standardet ndërkombëtare.
Përurohet Palestra sportive në Pallatin e Rinisë
POSTIMI PARAPRAKDështon nisma për shtimin e drejtorive të reja komunale
POSTIMI I RADHËSEskalon protesta në Ukrainë – Përgjaken rrugët e Kievit
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.