Gjakovë, 16 korrik 2019 – Në Ministrinë e Mbrojtjes, sot u zhvillua ceremonia e dorëzim–pranimit të Aeroportit të Gjakovës, për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në ceremoni morën pjesë dy komisionet përkatëse të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë të Zhvillimit Ekonomik.
Komisionet e të dyja ministrive, pas vlerësimit dhe regjistrimit të pajisjeve brenda hapësirës së Aeroportit, kanë kompletuar dokumentacionin përkatës dhe përcjelljen e të gjitha proceduarave për dorëzim-pranimin e këtij aeroporti. Nënshkrimin e dorëzim–pranimit të Aeroportit të Gjakovës, në prezencën e të dyja komisioneve, e bënë Filloreta Gashi, kryesuese e Komisionit të MZHE-së dhe nënkoloneli Mentor Zejnullahu, drejtor i Logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes.
Kohë më parë, me vendim të Qeverisë së Kosovës, është aprovuar kërkesa e Ministrisë së Mbrojtjes për marrjen në shfrytëzim të këtij aeroporti, me kohë të pacaktuar, për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
FSK-ja merr në menaxhim Aeroportin e Gjakovës
POSTIMI PARAPRAKPunët u kryen, problemet mbesin!
POSTIMI I RADHËSPunësimi në Shqipërinë Tjetër!