Dragash, 23 shkurt 2019 – Këshilltarët e PDK-së në Kuvendin e Dragashit, kanë reaguar ashpër rreth rastit të sulmit ndaj kryesuesit të këtij kuvendi. Reagimi vjen një javë pas kësaj ngjarjeje, ku mes tjerash thuhet: “Ne, Grupi Parlamentar i PDK-së në Kuvendin e Komunës së Dragashit, shprehim indinjatën e thellë për incidentitn që ndodhi ditë më parë, ku u sulmua fizikisht nga një qytetar kryesuesi i Kuvendit, z. Betim Merdi.
Grupi Parlamentar i PDK-së në Dragash dënon ashpër sulmin fizik ndaj Kryesusit të Kuvendit, duke e konsideruar të njëjtin si sulm ndaj Institucioneve Shtetërore. Së pari, ky fakt na shqehtëson shumë, pasi që anëtarët e kuvendit ndjejnë pasiguri për të kryer punët e angazhimet e veta dhe së dyti, jemi të detyruar të reagojmë sepse na shqehtëson fakti i mos reagimit të PDK-së, dega në Dragash, dhe institucioneve lokale. Rikujtojmë se ky është sulmi i dytë fizik ndaj përfaqësuesve të PDK-së në Institucione.
Lidhur me sulmin e shëmtuar ndaj kryesuesit tonë, kërkojmë nga organet e rendit, që sa më parë ta zbardhin rastin dhe akterët e këtij akti të shëmtuar të dalin para drejtësisë, duke marrë dënimin e merituar. Konsiderojmë se ky akt i dhunimit të institucionit tonë, nuk ishte i drejtuar vetëm kundër Kryesusit të Kuvendit, por kundër të gjithë përfaqësuesve, stafit administrativ e politik dhe qytetarëve të komunës së Dragasshit.
Në fund, ia bëjmë me dije opinionit të gjerë publik se ne, Grupi Parlamentar i PDK-së në Dragash, i japim mbështetje dhe përkrahjen tonë të parezervë kryesuesit, dr. Betim Merdi, për punën dhe përkushtimin e tij në drejtimin e Kuvendit Komunal”, thuhet në komunikatën e Grupit Parlamentar të PDK-së, në kuvendin e Dragashit, nënshkruar nga përfaqësuesi i tyre, Granit Rifaj.
Reagojnë këshilltarët e PDK-së – Dënojnë sulmin ndaj kryesuesit të Kuvendit!
POSTIMI PARAPRAKNjë muaj paraburgim plaçkitësit nga Bresana!