Prizren, 13 janar 2014 – Gjykata Themelore në Prizren iu ka caktuar një muaj paraburgim pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Besnik Mazrekut, si dhe dy të dyshuarve të tjerë, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti. “Gjykata Themelore në Prizren ka marr aktvendim për caktimin e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, për tre të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrjes së ryshfetit”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj. Inspektorati Policor i Kosovës, pas një hetimi intensiv, të shtunën ndërmori një operacion bastisjeje në tri lokacione të ndryshme, në Prizren dhe Suharekë. Operacioni i bazuar në planin operativ të koduar me emrin “Autoriteti”, ka rezultuar me arrestimin e tre personave, me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje e ryshfetit, dhënie e ryshfetit dhe ushtrim të ndikimit.
Njëri nga të dyshuarit e arrestuar është, Besnik Mazreku, pjesëtar i Policisë së Kosovës, me detyrë në Drejtorinë për hetimin e trafikimit me narkotikë në Prizren. Mazreku dyshohet se ka bërë vepër penale, keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, marrje të ryshfetit, ushtrim të ndikimit, si dhe veprës penale, mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve. Ndërkaq, Naser Koçinaj, ngarkohet për veprën penale, ushtrimi i ndikimit dhe dhënie e ryshfetit. Përderisa Liridon Bajraktari, dyshohet për dhënie të ryshfetit dhe ushtrim të ndikimit.
Një muaj paraburgim policit – Dyshohet se mori ryshfet!
POSTIMI PARAPRAKElefanti sulmon automjetin – Lëndohen dy persona!
POSTIMI I RADHËSFIFA lejon miqësoret me Kosovën – Fusnota e obliguar!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.