Suharekë, 16 gusht 2018 – Tetë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjarë në Suharekë, pas vërshimeve të mbrëmshme që kapluan Suharekën. Këtë e ka bërë të ditur shefi i Urgjencës në QKMF-në e kësaj komune, Sahit Halitjaha. “Që nga mbrëmë, në urgjencë janë trajtuar tetë persona, të cilët kanë marrë lëndime të lehta pas gjendjes së shkaktuar nga vërshimet në fshatra dhe në qendër të Suharekës. Të gjithë pacientët kanë marrë shërbime të nevojshme”, ka thënë Halitjaha. Ndërkaq, në Njësinë Shpëtuese dhe Zjarrfikëse të kësaj komune, kanë thënë se një pjesëtar i tyre, duke e larguar ujin, ka marre lëndime më serioze në krah dhe është shpënë për trajtim të mëtejshëm në spitalin e Prizrenit, raporton – Kallxo.com
Tetë persona të lënduar gjatë vërshimeve në Suharekë!
POSTIMI PARAPRAKOpojani, regjisori më i mirë në festivalin e Indisë!
POSTIMI I RADHËSShabani: “Profesori turk nuk po vepron kundërligjshëm”