Dragash, 10 maj 2018 – Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalia Apostolova, e përcjellë edhe nga shefat e misioneve të BE-së në vendit tonë, sot viziton Dragashin, saktësisht trevën e Gorës. Sipas njoftimit që ka bërë për redaksinë tonë deputeti nga kjo zonë, Adem Hoxha, shefja e BE-së do të qëndrojnë në fshatin Restelicë, ku është ftuar që të jetë e pranishme në vazhdën e manifestimeve të këtij komuniteti.