Kontrollohen autobusët e nxënësve – Gjendet pak drogë!

Kontrollohen autobusët e nxënësve – Gjendet pak drogë!

Dragash, 04 maj 2018 – Gjatë kësaj jave, policia nga rajoni i Prizrenit ka zbatuar një plan operativ, i cili ka pasur për qellim kontrollimin e automjeteve të transportit publik dhe udhëtarëve, me theks të veçantë automjetet që merren me transportin e nxënësve. “Gjatë këtij aksioni janë ndaluar dhe kontrolluar 152 automjete transporti, kryesisht autobusë dhe kombibusë, si dhe janë kontrolluar 4732 nxënës, në mesin e të cilëve janë gjetur dhe sekuestruar shtatë brisqe të llojeve të ndryshme, një thikë, një shufër metalike, dy boksa metali, një sprej dhe pak substanca narkotike”, ka bërë të ditur sot policia e Prizrenit, duke specifikuar se aksioni është zhvilluar në territoret e komunave të Prizrenit, Dragashit dhe Suharekës. Policia ka paralajmëruar se ky plan operativ do të vazhdojë edhe në ditët dhe muajt në vijim.