Dy policitë, po i parandalojnë aksidentet në Rrugën e Kombit!


policia kosove shqiperiRubik, 14 korrik 2014 – Patrullimi i përbashkët i dy policive (Kosovë – Shqipëri) në Rrugën e Kombit, sipas statistikave të gjertanishme, po jep rezultate pozitive. Njëri nga policët e Kosovës që po patrullonte në afërsi të Rubikut, bashkë me kolegët e tij nga Shqipëria, tha për radion tonë se kjo formë e patrullimit është dëshmuar tejet efektive. “Patrullimi i përbashkët po jep rezultate të shkëlqyera sepse drejtuesit e automjeteve po janë më të kujdesshëm, pasi po e dinë këtë fakt dhe janë më të kujdesshëm. Njëherësh, ata po e dinë se tani nuk mund të ankohen, si dikur, se policia e shtetit amë po i diskriminon. Tani që jemi bashkë, gjithçka është ndryshe. Shkelësit e rregullave të trafikut gjobiten, pavarësisht se kush janë”, tha për Radio SHARRI-n ky polic, fjalët e të cilit i miratonte edhe njëri nga policët e Shqipërisë.

Foto: Radio SHARRI – Dragash