Dragash, 19 prill 2018 – Nxënësit e SHFMU “Shaban Shabani”, në Llopushnik sot përvolën krahët dhe në mënyrë të organizuar ndërmorën aksionin për pastrimin e ambientit rreth shkollës së tyre. Drejtori i kësaj vatre arsimore, Bahtjar Bojaxhiu, tha për redaksinë tonë se ky aksion pason një rekomandim nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku është sugjeruar që të gjitha shkollat në vend, prej datës 12 e deri më 22 prill, të organizojnë aksion njëorësh për pastrimin e ambientit. “Ne e kemi përfillur këtë rekomandim, si dhe jemi inkurajuar nga gjendja aktuale e ambientit dhe sot kemi ndërmarrë këtë aksion, i cili ka për qëllim vetëdijesimin e nxënësve për ta mbrojtur ambientin kudo që i rrethon”, tha Bojaxhiu.
Nxënësit e shkollës “Shaban Shabani” pastrojnë ambientin e tyre!
POSTIMI PARAPRAKGenta Qafleshi fiton betejën e parë – Sot doli nga spitali
POSTIMI I RADHËSShkolla e mesme “Ruzhdi Berisha” kremtoi 49-vjetorin!