Dragash, 05 prill 2018 – Policia ka njoftuar sot se, në aksidentin që ndodhi dje në afërsi të Dragashit janë lënduar katër persona, të cilët janë trajtuar në spitalin e Prizrenit. “Katër persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur dje, rreth orës 7:40 në Dragash, kur shoferi i automjetit, nga pakujdesia, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge. Në këtë aksident katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë trajtuar në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në komunikatën e sotme të policisë.