Prishtinë, 27 mars 2018 – Policia e Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë për publikun, jep informatë zyrtare, lidhur me disa shkrime të publikuar sot në portale serbe, të cilat i kanë transmetuar edhe portalet tona, me titullin “Kush është Shabani, komandanti i aksionit brutal në Mitrovicë”, e që krejt kjo ka për qëllim identifikimin e policëve që morën pjesë në aksionin për arrestimin e Marko Gjuriqit. “Bazuar në planifikimet policore, PK-ja ka qenë e angazhuar në zbatim të vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, për ndalim të vizitës në Kosovë të zyrtarëve serbë, të cilët nuk kanë poseduar leje për hyrje në Kosovës, duke përfshirë edhe z. Gjuriq, dhe për këtë ka angazhuar njësi relevante policore me qëllim të implementimit të këtij vendimi. Operacioni policor ka qenë i mbështetur në vendimin e institucioneve shtetërore, ndërsa është udhëhequr nga menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës, përderisa arrestimi i z. Gjuriq është bërë nga njësitet relevante policore e jo nga Nënkolonel Mentor Shabani, siç citohet në mediat/portalet serbe. Deklarimet dhe supozimet e ngritura nga mediumet serbe se kinse ky operacion policor është udhëhequr nga z. Shabani e zyrtarë të tjerë individual të apostrofuar në media nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, duke përfshirë angazhimet e saja profesionale, me qëllim të ofrimit të sigurisë, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike, si dhe njoftimit të drejtë të opinionit publik”, thuhet në njoftimin e policisë, e cila mohon të ketë qenë nënkoloneli Mentor Shabani udhëheqës i këtij aksioni.
Kujtojmë se, në konferencën e djeshme të jashtëzakonshme për media, kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është zotuar se të gjithë ata që kanë marrë pjesë në arrestimin e Gjuriqit, do të përgjigjen para organeve të drejtësisë serbe.
Policia mohon të ketë qenë Shabani, prijës i aksionit të djeshëm!
POSTIMI I RADHËSVulin dhe Gjuriq sot masin forcat me Policinë e Kosovës!