Erozioni në Restelicë solli në Dragash ekspertët relevantë

Erozioni në Restelicë solli në Dragash ekspertët relevantë

Dragash, 12 mars 2018 – Me kërkesën e Drejtorisë Komunale për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, drejtuar institucioneve relevante qendrore, lidhur me rrezikun që po paraqet erozioni në fshatin Restelicë, sot në Dragash kanë qëndruar ekspertët nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Takimi është zhvilluar në zyrën e kryetarit të Komunës, Shaban Shabani, ku është biseduar për gjetjen e mundësive për parandalimin e rrezikut të mundshëm në këtë pjesë të fshatit më të madh dhe më të skajshëm të Dragashit. Vlerësimi i parë i ekspertëve ishte se ky fenomen paraqet rrezikshmëri të lartë për banorët e këtij lokaliteti por, rreth qasjes në këtë problematikë, do të priten raportet profesionale që do të kryhen nga ekspertët relevantë.