Los Anxhelos, 19 shkurt 2018 – Thashethemet për vdekjen e aktorit hollivudian, Silvester Stallone, apo siç njihet në publik si ROKI, nuk janë të vërteta. Ky lajm është përhapur sërish në internet, pas 18 muajsh kur ishte publikuar për herë të parë lajmi i rrejshëm për vdekjen e tij.
Në shtator të vitit 2016 ishte publikuar një lajm i rrejshëm që pohonte se ylli i filmave aksion ishte gjetur i vdekur në shtëpinë e tij, në Los Anxhelos.
Në Twitter janë publikuar fotografi të ndryshme dhe postime që iu referohen njoftimeve të rrejshme për vdekjen e 71-vjeçarit, Stallone, i cili është vetëm njëri prej shumë të famshmëve që janë bërë viktima të lajmeve të këtilla.
Vlen të theksohet se në asnjë media të njohur në botë, nuk gjendet lajmi për vdekjen e Stallones, që lë të kuptohet se ky lajm që po qarkullon nëpër rrjetet sociale nuk është i besueshëm.
Lajmi për vdekjen e Stallones, është gënjeshtër!
POSTIMI I RADHËSMera Zymeri shpërthen sërish me patriotizmin e saj!