Grenoble, 30 dhjetor 2013 – Vazhdon drama rreth Michael Schumacher (44), kampionit në “Formula 1”, i cili po përballet me jetë a vdekje, pas një aksidenti të rëndë që pësoi, teksa po zbavitej me ski në alpet franceze. Gazeta gjermane “Bild” njofton se Schumacher ndodhet në gjendje kome.
Ai është operuar mbrëmë për herë të dytë, ku mjekët i kanë shpuar vrima në kafkë, për t’ia ulur tensionin e brendshëm të gjakut. Pas kësaj, raportohet se gjendja e tij është përkeqësuar. “Me ardhjen e tij në spital, konstatuam se vuante nga një traumë në kokë dhe ndodhej në gjendje kome, prandaj e kemi trajtuar menjëherë”, kanë thënë mjekët nga Spitali Universitar në Grenoble të Francës. Zëdhënësja e Schumacherit, Sabine Kehm, dje i kishte thënë gazetës “Bild” se ai ishte rrëzuar gjatë një rrëshqitje me ski, ku ka marrë lëndime në kokë, por që po trajtohet nga mjekët profesionistë. “Shërbimi i shpëtimit ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:00, në një kodër me lartësi mbidetare 2783 metra. Pas aksidentit, ai është dërguar me helikopter për në spitalin Albertville, për tu transferuar më pas në klinikën e Grenobles, ku u konstatua se lëndimet ishin më serioze seç mendohej në fillim”, ka thënë Kehm.
Michael Schumacher ballafaqohet me jetë a vdekje!
POSTIMI PARAPRAKNë Rusi, 14 persona u vranë në një sulm terrorist!
POSTIMI I RADHËSNë Prizren trefishohet numri i bizneseve që shuhen!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.