Dragash, 06 mars 2017 – Policia kufitare, në bashkëpunim me inspektorët relevantë, pasi iu kishte rënë në gjurmë kontrabanduesve të barërave që po i sillnin nga Serbia, sot ka bastisur një barnatore në Dragash, ku ka konfiskuar qindra pako që e kalojnë shifrën prej gjashtë mijë euro vlerë monetare.
Një burim i besueshëm nga inspektorati, i ka thënë radios sonë se janë ndaluar nga policia dy persona, të cilët po hetohen për të kuptuar se si kanë mundur qindra pako të futen në Kosovë nga Serbia. “Pas disa informacioneve që kishte siguruar policia kufitare, sot u kontrollua një barnatore, ku u gjetën barërat e kontrabanduara. Për momentin janë shoqëruar në polici dy persona, babë e bir, të cilët punojnë në këtë barnatore, por mendohet se rrjeti i kësaj kontrabande është më i gjerë. Bëhet fjalë për shumë barëra që ekzistojnë në tregun tonë, por ka edhe të tjera që nuk gjenden këtu”, ka thënë ky burim.
Policia kufitare, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, është duke punuar për zbardhjen e detajeve të tjera, në lidhje me këtë rast. Malli që u gjet në Dragash, mësohet se i është shmangur kontrolleve kufitare dhe se kjo dukuri ka kohë që po ndodhte në këtë komunë dhe jo vetëm.
Në Dragash konfiskohen barëra ilegale nga Serbia!
POSTIMI PARAPRAKNë Plavë arrestohet një person që ekspozoi armën!
POSTIMI I RADHËSShukri Shala merr Mirënjohje nga Ministria e Arsimit!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.