Prishtinë, 25 shkurt 2017 – Instituti i Medies i Kosovës (IMK) ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor, në të cilin janë zgjedhur organet drejtuese të tij. Fillimisht, kryetari i IMK-së, Fazli Veliu, në raportin e punës theksoi se përgjatë mandatit dyvjeçar, IMK-ja është angazhuar në mbrojtjen e medieve të Kosovës. “Ky institut, përmes projekteve të shumta, ka qenë dhe mbetet një zë i fuqishëm i medieve të Kosovës, të cilat po mbyllen çdo ditë dhe se ky trend i mbylljes duhet të ndalet. Kjo mund të arrihet duke krijuar kushte më të mira të të bërit gazetari. Gazetarët duhet të lejohen të bëjnë punën e tyre, të pavarur dhe të mos kërcënohen. Pa një gazetari të pavarur, shteti i Kosovës nuk mund të ndërtohet. Sot gazetarët në Kosovë po shtypen, kërcënohen madje edhe po përndiqen nga politika”, tha Veliu, sipas të cilit, pa sundim të ligjit, nuk mund të mendohet një gazetari e lirë dhe e pavarur. Veliu kërkoi nga institucionet e Kosovës dhe atyre ndërkombëtare qe, të gjitha rastet e vrasjes së gazetarëve të zbardhen.
Kuvendi, me shumicë votash, zgjodhi anëtarët e Bordit drejtues të IMK-së, në përbërjen: Fazli Veliu, Agron Krasniqi, Lek Musolli, Jehona Kapllani – Iljazi, Nexhmidin Spahiu, Beqir Beqaj dhe Zeqir Mehmetaj. Ndërkaq, anëtarët e ri të Bordit rizgjodhën edhe për një mandat katërvjeçar, të IMK-së, Fazli Veliun për kryetar dhe Agron Krasniqin për nënkryetar.
Instituti i Medies zgjodhi organet drejtuese – Në Bord edhe drejtori ynë!
POSTIMI PARAPRAKHaradinaj mbetet në Francë, deri më 6 prill!
POSTIMI I RADHËSNë Dragash digjet Shtëpia e Kulturës!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.