Dragash, 26 janar 2017 – Deputetja nga koalicioni Vakat në Kuvendin e Kosovës, Duda Bale, e ka konfirmuar se po iu prin banorëve të trevës së Gorës, të cilët po kundërshtojnë ndërtimin e mini-hidrocentraleve në lumenjtë e kësaj treve të komunës së Dragashit.
Të mërkurën është dorëzuar padia në Gjykatën Themelore të Prishtinës kundër kryetarit të Komunës së Dragashit dhe legjislativit të kësaj Komune, ku kërkohet anulimi i një pëlqimi që legjislativi i Dragashit e ka dhënë për ndërtimin e disa mini-hidrocentraleve në trevën e Gorës.
Ndonëse në padi nuk figuron emri i deputetes Bale, kjo e fundit ka pranuar se iu ka pri banorëve të fshatit Vraniç që ankesat dhe kundërshtimet e tyre t’i adresojnë në institucionet përkatëse.
Më herët, deputetja Bale i është drejtuar edhe ambasadës së Gjermanisë, duke kërkuar ndikimin e tyre tek institucionet që të përfillen ankesat e banorëve nga Gora, veçmas atyre nga fshati Vraniç.
Goranët padisin kryetarin dhe Kuvendin e Dragashit!
POSTIMI PARAPRAKKapet duke vjedhë kabllo në ish-tjerrtoren “Drateks”
POSTIMI I RADHËSFilmi i Valmir Tertinit merr shtatë çmime ndërkombëtare!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.
si serbet si gorane po ashtu edhe terbeshet jan gjak sllav.ketyre kurr mos u zen bes.por fatkeqsi eshte qe gjysa e kuvendit shok i kan goranet.shkelqen me se shumti nga ta xima.