Rrahje masive në Zym – Lëndohen tre persona!

Rrahje masive në Zym – Lëndohen tre persona!

Dragash, 20 qershor 2016 – Pasditen e së dielës, rreth orës 16:50, në fshatin Zym të Dragashit ka ndodhur një përleshje masive, ku janë përfshirë pesë persona. Sipas raporteve hetimore nga policia, mësohet se në këtë përleshje janë përdorur mjete të forta, thika e sëpata. “Dy persona kanë përfunduar me lëndime serioze në Spitalin e Prizrenit ndërsa një tjetër është trajtuar në QKMF-në e Dragashit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku i ka kryer të gjitha procedurat e duhura. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që dy të dyshuar të ndalen nën masën e arrestit për 48 orë”, ka njoftuar sot zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha, duke shtuar se hetuesit policorë po punojnë për zbardhjen e rastit.

KËRKO FJALËT

Leave a Reply