Dragash, 25 shkurt 2016 – Ndonëse ishte paralajmëruar që anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së të udhëtojnë të premten për në Prishtinë, ku kishin paralajmëruar manifestim festiv, pakë para mesnatës është bërë e ditur se kjo nuk do të ndodhë. “Pas mbledhjes së kryesisë së PDK-së, është vendosur që festa e paraparë për nesër në Prishtinë, të ndërrojë strukturën e saj, në mënyrë që t’iu jepet mundësi secilës degë që të festojë zgjedhjen e presidentit në vendet e tyre”, thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Dragash, duke iu bërë thirrje simpatizantëve që të mblidhen në Dragash, ku edhe do të mbahet manifestimi për, siç thuhet në njoftim, festimin e zgjedhjes së Hashim Thaçit për president të Kosovës.
PDK-ja e Dragashit nuk shkon në Prishtinë!
POSTIMI PARAPRAKHatim Baxhaku nuk merr pjesë në zgjedhjen e presidentit!
POSTIMI I RADHËSBankat, më pak të hyra e më shumë fitim!
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.