Prizren, 04 nëntor 2015 – Organizata Joqeveritare, Emancipimi Civil Ma Ndryshe “Ec Ma Ndryshe”, organizoi sot një tryezë diskutimi ,me temën “Drekat e derivatet, shpenzime të nevojshme apo luks”, ku panelistë ishin Lulzim Kabashi – nënkryetar i Komunës së Prizrenit, Gazmend Muhaxheri – kryetar i Komunës së Pejës, Qerkin Morina nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm dhe Bekim Salihu nga Instituti GAP.
Tryeza i trajtoi çështjet që lidhen me shpenzimet, në kuadër të kategorisë buxhetore të mallrave e shërbimeve, me përqendrim të veçantë tek drekat dhe derivatet, pasi që Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka gjetur se komunat në përgjithësi nuk kanë politika të shkruara për shpenzimet e reprezentacionit e as kontrolle të mjaftueshme për shpenzimin e derivateve. Diskutimi i trajtoi mënyrat për adresimin e sfidave në këtë drejtim, me qëllim që shpenzimi i parasë publike të jetë konform standardeve të qeverisjes së mirë.
• Shiko kronikën – RTV BESA