Dragash 27 tetor 2015 – Pasditen e së martës është gjetur një punëtor, pa shenja jete, në fshatin Rapçë të Gorës, i cili është sjellë në QKMF-në e Dragashit, ku pritet transportimi i tij në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha, e ka konfirmuar ngjarjen për Radio Sharrin, duke thënë se hetimet ende po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. “Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash është sjellë një person, ku mjeku kujdestar vetëm se ka konfirmuar vdekjen e tij. Sipas hetimeve të para, mësohet se viktima ishte duke punuar në ndërtimtari, në fshatin Rapçë të Dragashit. Lidhur me rastin janë informuar organet gjegjëse, të cilat kanë urdhëruar që trupi i viktimës të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do të hetohen shkaqet e vdekjes”, tha Berisha për Radio Sharrin. Nga burimet tona, mësohet se viktima është një boshnjak nga komuna e Prizrenit, i cili kishte punuar si ndërtimtar në këtë trevë të Dragashit.
Në Dragash gjendet pa shenja jete një punëtor!
POSTIMI PARAPRAKDebat rreth qasjes në dokumentet zyrtare (Video)
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.