Kërcënimi ndaj Fisnik Ismailit, joserioz – Nga Opoja i kërkojnë falje!

kercenimi armend mehmetiDragash, 26 tetor 2015 – Deputeti në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili, sot ka njoftuar se ishte kërcënuar nga një person me emrin, Armend Mehmeti, për të cilin thotë se mund të jetë aktivist i Partisë Demokratike të Kosovës. Ismaili ka thënë se nga ky person është kërcënuar me vdekje, përmes një mesazhi privat në Facebook. Pas kësaj porosie, deputeti Ismaili ka thënë se këtë çështje do ta ndjek deri në fund, përmes proceseve gjyqësore. “Këtë herë kam me e ndjekë deri në fund, se deri tash i kam lanë mbas dore. Kanosje ndaj personit zyrtar”, ka thënë Ismaili.
Redaksia jonë e ka identifikuar këtë djalosh, i cili është nga treva e Opojës dhe njihet si një punëtor i mirë në hoteleri. I pyetur për arsyen e këtij mesazhi tek deputeti Ismaili, ai e ka mohuar kategorikisht që ta ketë bërë këtë, por e pranon se mesazhi kërcënues ndaj Ismailit ka shkuar nga profili i tij.
“Assesi nuk do ta bëja këtë veprim, por dikush e ka bërë këtë përmes profilit tim, mbase nga telefoni im, të cilin e mbaj në banak, ku edhe Facebook-un e le hapur. Për këtë i kam shkruar edhe deputetit Ismaili dhe i kam sqaruar se nuk bëhet fjalë për kurrfarë kërcënimi, por vetëm për një keqpërdorim të profilit tim nga dikush tjetër. Sido që të jetë, unë i kërkova falje për këtë shqetësim dhe e binda se nuk kemi të bëjmë me kurrfarë kërcënimi”, tha për Radio Sharrin, Armend Mehmeti, djaloshi nga profili i të cilit është kërcënuar deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili.fisnik ismaili faljefajla armend mehmeti

Leave a Reply